Rishitje

on

Në mënyrë që të thjeshtohen sa më shumë proceset e përditshme të shitjeve me pakicë, kompania juaj ka nevojë për një qasje dixhitale në të gjithë zinxhirin e furnizimit. Përveç kësaj,  zinxhiri juaj I furnizimit duhet të përputhë vazhdimisht kërkesën me inventarin.

Praktika Infosys Retail ndihmon rishitësit, kompanitë e e-Commerce, dhe dyqanet e shitjes me pakicë hibride. Ajo angazhon blerësit në pikën e blerjes, kultivon besnikërinë ndaj markës, dhe riorganizon operacionet. Zgjidhjet tona automatizojnë proceset e punës dhe lidhin automatikisht planifikimin e kërkesës me zëvendësimin e stokut.

Ne ju mundësojmë që të perfeksiononi strategjinë e cmimeve, planogramat, seleksionimin e produkteve dhe prokurimet. Ne ju asistojmë në përforcimin e eksperiencës së brandit me anë të platformave të bashkëpunimit dhe zgjidhjeve të ndryshme dixhitale.

Read More

Veprimtari Prodhuese

on

Ne kemi identifikuar gjashtë tema kryesore ku ne mund të asistojmë klientët tanë që merren me veprimtari prodhuese: përmirësimin e përvojës së konsumatorit, përmirësimin e fleksibilitet operacional, minimizimin e kohës së prodhimit, rritjen e biznesit të shërbimit dhe përshpejtimin e dixhitalizimit të biznesit.

Kuadri ynë teknologjik mbulon këtë spektër të gjerë. Këto zgjidhje do të bëjnë të mundur për ju transferimin, mbledhjen, dhe analizimin e të dhënave të “mëdha”, dhe pastaj të përdorin rezultatet për të optimizuar operacionet tuaja – për ju dhe klientët tuaj.

Modeli ynë ju mundëson fillimin me një investim fillestar minimal. Kur ju të zhvendosni strukturën tuaj të shpenzimeve nga shpenzime kapitale drejt shpenzimeve operative, ju do të jeni në gjendje të realizoni kursime të konsiderueshme dhe të përshtatshme me ndryshimet e tregut. Në botën e sotme të fitimeve të shpejta, shumë prej klientëve tanë e konsiderojnë këtë të paçmuar. Për të ndihmuar mbarëvajtjen e prodhimit në mjedisin e biznesit tuaj, rezervoni një takim me ne, dhe na lini t’ju udhëheqim përmes hapave që do cojnë kompaninë tuaj drejt të ardhmes dixhitale.

Read More

Banka & Sigurime

on

Shërbime financiare në një botë dixhitale gjithnjë në ndryshim.

Menaxhoni sfidat teknologjike me të cilat bankat dhe institucionet financiare përballen cdo ditë. Përshtatjuni ndryshimeve të industrisë – si dhe kërkesave të reja të klientëve dhe autoriteteve. Ne ju ndihmojmë për të qëndruar në vijën e parë të botës dixhitale.

Ne ofrojmë zgjidhje inovative për bankat dhe ofruesit e tjerë të sektorit të shërbimeve financiare. Ju mund të merrni zgjidhje komplekse, nga shërbimet këshilluese të biznesit deri tek shërbimet e infrastrukturës IT. Zgjidhjet mund të dorëzohen tek ju në formën e shërbimit, ku ne marrim përgjegjësinë e plotë për funksionalitetin e zgjidhjes dhe sigurohemi se janë plotësuar të gjitha kërkesat tuaja.

Ne hartojmë zgjidhje të personalizuara dhe proaktive bankare dixhitale për klientët tuaj. Ne mund të ju ndihmojë për të zhvilluar zgjidhje bankare të lëvizshme që do të rrisin përvojën e klientëve tuaj të shërbimit.

CCS ju ofron ekspertizën e kombinuar me zhvillimet më të fundit teknologjike. Kontaktoni ekipin tonë për të mësuar më shumë se si ne mund t’ju ndihmojmë për të krijuar shërbime financiare të gjeneratës së ardhshme.

Read More

Distribucion & Transport

on

Duke iu përgjigjur nevojave, preferencave të blerjeve dhe kanaleve të shitjeve, ne ndihmojmë klientët tanë të distribucionit dhe transportit që të punojnë sa më thjesht me prodhuesit, grosistët apo rishitësit. Ne ofrojmë një gamë të gjerë zgjidhjesh që rrisin efikasitetin dhe eficiencën në industrinë e transportit si:___________________________

 

Read More

Partneret

on

Edhe pse eshte nje vend me zhvillim te shpejte, shumica e teknologjive dhe e njohurive ne Shqiperi eshte e ardhur nga jashte. Zhvillimi i njohurive te brendeshme mbi teknologjine, eshte nje nga sfidat me te rendesishme me te cilen CCS po ballafaqohet. Ne perpiqemi qe te jemi gjithmone ne nje linje me tregun, duke konsideruar dhe analizuar globalizimin dhe rritjen e shpjete te te gjitha drejtimeve te tij.

Shumica e zgjidhjeve qe ne ofrojme jane rezultat i nje bashkepunimi te forte dhe te ngushte me te gjithe partenret tane nderkombetare. Per kompetencat dhe njohurite te cilat nuk egzistojne akoma ne Shqiperi, ne perpiqemi qe te seleksionojme ne menyre te kujdeshme partnere te kualifikuar ne bashkepunim me te cilet ne perpiqemi qe te plotesojme kete boshllek qe egziston ne fushen e teknologjise dhe zgjidhjeve informatike.

Ne besojme ne faktin qe Shqiperia tashme e ka pergatitur rrugen drejt nje aspekti aq te gjere dhe te madh sic eshte Informacioni Teknollogjik dhe nuk ka nevoje qe te shpike ate qe te tjeret kane bere ne vend te saj por, duke perdorur teknologjite me te fundit, Biznesi dhe tregu Shqipetar mund te perfitoje plotesisht nga eksperienca e te tjereve. Duke patur mardhenie dhe nje bashkepunim te forte me partnere te mirenjohur nderkombetare, ne besojme qe te gjithe eksperiencen, njohurine dhe afetsine e tyre ne kete fushe mund ta perxjellim dhe ta shperndajme ne te gjithe ata persona dhe sidoms breza te rinj te cilet kane deshire te shtojne njohurite e tyre mbi Informacionin Teknologjik. Lista e meposhte klasifikon shoqerite IT me te rendesishme me te cilat ne bashkepunojme me qellim mbeshtetjen, sigurimin dhe integrimin e tyre.

Read More

Historia

on

Computer Copier System (CCS), e themeluar me 1993, eshte nje Shoqeri e cila ofron Teknologji, Zgjidhje dhe Sherbime Informatike per te gjithe tregun e Informacionit Teknologjik Shqipetar. Ne besojme fortesisht ne nje kontribut positiv dhe te pakrahasueshem qe Informacioni Teknologjik mund te kete ne zhvillimin ekonomik dhe social te vendit.

Read More