Flexible Capacity i HP

on

Flexible Capacity i HP ju jep aftësinë për të pasur miksin e duhur të IT që të përballojë të gjithë ngarkesën e punës tuaj – tradicionale apo cloud – të thjeshtojë eksperiencën IT, dhe të qendrojë i fokusuar në suksesin e biznesit.

Ndryshe nga cloud publik, HPE Flexible Capacity është një shërbim i realizuar në vendndodhjen tuaj, që ju jep akses në cdo resurs infrastrukture që ju nevojitet, pa humbur asnjëherë kontrollin. Ndryshe nga modele të tjera të industrisë, kjo zgjidhje ofron pagesa mbi bazën e konsumit të pajisjeve IT.

E gjithë shpejtësia që ju duhet për të rritur biznesin tuaj realizohet nga HPE Flexible Capacity. Eksploroni pse HPE Flexible Capacity është shërbimi i vetëm që ju mundëson arritjen e kërkesave tuaja me shpejtësinë e biznesit të kohës moderne.

Read More

Automatizim i Databazave

on

Reduktoni kostot dhe rrisni shpejtwsinw e databazws dhe shwrbimeve tw serverit duke automatizuar menaxhimin e ciklit tw jetws sw sistemit.

Karakteristika kryesore:

  • Sigurimin dhe Konfigurimi – Vendosni dhe instaloni databazën dhe konfiguroni plotësisht të gjithë komponentët e serverave apo databazat në cluster. Definoni dhe vendosni konfigurime gold master.
  • Databaza dhe Middleware Patching – Identifikoni kandidatët patch dhe ekzekutoni procesin e patch-it nga fillimi në fund duke automatizuar databazën dhe serverat e aplikimit.
  • Pajtueshmëria e Databazës – Shihni raportet e pajtueshmërisë për CIS, SOX dhe PCI përgjatë gjithë infrastrukturës së Databazës. Kërkoni në mënyrë të detajuar për funksionalitetet e papajtueshme të databazave individuale.
  • Code Release Management – Përdorni validimin e versionit për tu siguruar që databaza dhe kodi i serverit  të aplikuar për prodhim, të përputhet me kodin e përdorur për User Acceptance Test
  • Furnizimi dhe Pajtueshmëria e Application Server – Shkarko dhe apliko binaret e serverave në një server të synuar. Konfiguroni parametrat e response files, egzekutoni instalimet e nevojshme, dhe validoni loget e instalimit apo të gjithë komponentët që komunikojnë midis tyre.
  • Application Server patching – Automatizoni proceset e patch-it në paralel ose skeduloni patch-et me një klikim të vetëm, dhe zbuloni nivelet e patch-it në të gjithë ndërmarrjen.
Read More

Arsim

on

Në CCS ne kuptojmë se, ashtu si çdo student, çdo institucion akademik është unik dhe ka një grup të veçantë kërkesash dhe sfidash me të cilat ata përballen çdo ditë. Ne mund të ndihmojmë shkollat, kolegjet dhe universitetet për të kapërcyer dhe për të zgjidhur këto çështje. Ne besojmë se duke pasur një infrastrukturë të vazhdueshme e të besueshme IT, organizata juaj mund ta integrojë atë me sukses në të gjithë kurrikulën.duke rritur besimin në teknologji te stafi mësimdhënës, dhe  rritur produktivitetin në procesin e komunikimit.

Ne kemi një IT dedikuar për Ekipin e Arsimit të cilët janë të kualifikuar dhe të kontrolluar, i përbërë nga specialist shitjet konsulentët, sistemet inxhinierët dhe zhvilluesit e programeve. Ne kuptojmë se sektori i arsimit ka kërkesa të veçanta dhe ka një kërkesë të vazhdueshme për të zvogëluar shpenzimet dhe perfeksionuar menaxhimin. Ne mund t’ju ndihmojmë për të zgjedhur opsionet më të përshtatshme të IT dhe shërbimeve, si dhe për të nxjerrë në pah teknologjitë e reja të zhvilluara posaçërisht për tregun akademik

Read More

Rishitje

on

Në mënyrë që të thjeshtohen sa më shumë proceset e përditshme të shitjeve me pakicë, kompania juaj ka nevojë për një qasje dixhitale në të gjithë zinxhirin e furnizimit. Përveç kësaj,  zinxhiri juaj I furnizimit duhet të përputhë vazhdimisht kërkesën me inventarin.

Praktika Infosys Retail ndihmon rishitësit, kompanitë e e-Commerce, dhe dyqanet e shitjes me pakicë hibride. Ajo angazhon blerësit në pikën e blerjes, kultivon besnikërinë ndaj markës, dhe riorganizon operacionet. Zgjidhjet tona automatizojnë proceset e punës dhe lidhin automatikisht planifikimin e kërkesës me zëvendësimin e stokut.

Ne ju mundësojmë që të perfeksiononi strategjinë e cmimeve, planogramat, seleksionimin e produkteve dhe prokurimet. Ne ju asistojmë në përforcimin e eksperiencës së brandit me anë të platformave të bashkëpunimit dhe zgjidhjeve të ndryshme dixhitale.

Read More

Veprimtari Prodhuese

on

Ne kemi identifikuar gjashtë tema kryesore ku ne mund të asistojmë klientët tanë që merren me veprimtari prodhuese: përmirësimin e përvojës së konsumatorit, përmirësimin e fleksibilitet operacional, minimizimin e kohës së prodhimit, rritjen e biznesit të shërbimit dhe përshpejtimin e dixhitalizimit të biznesit.

Kuadri ynë teknologjik mbulon këtë spektër të gjerë. Këto zgjidhje do të bëjnë të mundur për ju transferimin, mbledhjen, dhe analizimin e të dhënave të “mëdha”, dhe pastaj të përdorin rezultatet për të optimizuar operacionet tuaja – për ju dhe klientët tuaj.

Modeli ynë ju mundëson fillimin me një investim fillestar minimal. Kur ju të zhvendosni strukturën tuaj të shpenzimeve nga shpenzime kapitale drejt shpenzimeve operative, ju do të jeni në gjendje të realizoni kursime të konsiderueshme dhe të përshtatshme me ndryshimet e tregut. Në botën e sotme të fitimeve të shpejta, shumë prej klientëve tanë e konsiderojnë këtë të paçmuar. Për të ndihmuar mbarëvajtjen e prodhimit në mjedisin e biznesit tuaj, rezervoni një takim me ne, dhe na lini t’ju udhëheqim përmes hapave që do cojnë kompaninë tuaj drejt të ardhmes dixhitale.

Read More

Banka & Sigurime

on

Shërbime financiare në një botë dixhitale gjithnjë në ndryshim.

Menaxhoni sfidat teknologjike me të cilat bankat dhe institucionet financiare përballen cdo ditë. Përshtatjuni ndryshimeve të industrisë – si dhe kërkesave të reja të klientëve dhe autoriteteve. Ne ju ndihmojmë për të qëndruar në vijën e parë të botës dixhitale.

Ne ofrojmë zgjidhje inovative për bankat dhe ofruesit e tjerë të sektorit të shërbimeve financiare. Ju mund të merrni zgjidhje komplekse, nga shërbimet këshilluese të biznesit deri tek shërbimet e infrastrukturës IT. Zgjidhjet mund të dorëzohen tek ju në formën e shërbimit, ku ne marrim përgjegjësinë e plotë për funksionalitetin e zgjidhjes dhe sigurohemi se janë plotësuar të gjitha kërkesat tuaja.

Ne hartojmë zgjidhje të personalizuara dhe proaktive bankare dixhitale për klientët tuaj. Ne mund të ju ndihmojë për të zhvilluar zgjidhje bankare të lëvizshme që do të rrisin përvojën e klientëve tuaj të shërbimit.

CCS ju ofron ekspertizën e kombinuar me zhvillimet më të fundit teknologjike. Kontaktoni ekipin tonë për të mësuar më shumë se si ne mund t’ju ndihmojmë për të krijuar shërbime financiare të gjeneratës së ardhshme.

Read More