Funksionalitete të lehta të bazuara në app
Një nivel krejtësisht i ri fleksibiliteti, efiçence dhe mundësie për fuqinë tuaj punëtore me anë të një prekje – Galerisë së aplikacioneve Xerox të disponueshme përmes pinterave me teknologji ConnectKey. Lehtësoni punën tuaj me zgjidhje gjithëpërfshirëse, me produktivitet të përmirësuar për menaxhimin e dokumentave, kontabilitetin, printimin mobile dhe kontrollin e aksesit të përdoruesve.

Shembuj të aplikacioneve
Aplikacioni Përkthim dhe Printim Xerox®
Gjuha nuk është më pengesë – përktheni nga ose deri në 40+ gjuhë të ndryshme. Skanoni një dokument dhe merrni menjëherë një printim të përkthyer dhe/ose njoftim në email.
Aplikacioni Auto-redaktues Xerox®
Jo më redaktim manual kohë-konsumues, të prirur ndaj gabimeve. Hiqni informacionin sensitiv dhe personal nga gjithë dokumenti në vetëm disa sekonda. 

Aplikacioni i Konvertimit të Shënimeve Xerox®
Pse të shkruani shënime kur mund ti skanoni dhe ti ndani shpejt? Ktheni shënimet me shkrim dore në skedarë dixhital të lexueshëm, editueshëm dhe të ndashëm në moment.

Xerox® Connect për RMail
Siguria e email-it nuk ka qenë kurrë më e nevojshme me kaq shumë punonjës që punojnë nga larg. Merrni mbrojtje gjithëpërfshirëse në përputhje me HIPAA dhe GDPR me një workflow të patëmetë, që kursen kohë për të kapur dhe dërguar dokumente.

© 2020 Korporata Xerox. Të gjitha të drejtat e rezervuara. Xerox®, AltaLink®, VersaLink® dhe ConnectKey® janë marka tregtare të Korporatës Xerox në Shtetet e Bashkuara dhe/ose vende të tjera. BR30946