Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka si funksion kryesor kontrollin e bimëve, ushqimeve si dhe ushqimeve për kafshët. Për të realizuar këtë qëllim AKU merr, grumbullon dhe analizon informacion shkencor dhe teknik.
Me qëllim modernizimin e proceseve të punës dhe forcimin e kapaciteteve të AKU, u iniciua një projekt nga Delegacioni i BE në Shqipëri. Projekti kishte si objektiv implementimin e një sistemi informatik për mbledhjen dhe menaxhimin e të dhënave objekt i punës së AKU. Pjesë përbërëse e projektit ishte dhe blerja, instalimi dhe konfigurimi i infrastrukturës hardware mbështetëse si dhe i ndërtimit të një rrjeti komunikimi të sigurt që do të lidhte të gjitha drejtoritë rajonale dhe pikat e inspektimit kufitar me qendrën. Ndërsa për ndërtimin e sistemit elektronik u angazhua një kompani belge, zgjidhja më e mirë e ofruar për infrastrukturën hardware u konsiderua ajo e ofruar nga CCS – Computer & Copier Systems Albania.
Duke u nisur nga fakti se prej vitesh CCS ka statusin e Partner First Gold me Hewlett Packard Inc., Platinium Partner me Hewlett Packard Enterprise, Selected Certified me Cisco Systems Inc., Business Partner dheAuthorized Servis Provider për Xerox, si zgjidhje për projektin, ekspertët e CCS sugjeruan infrastrukturë HP, Cisco dhe Xerox, si ndër më të suksesshmet dhe modernet në tregun botëror. Mbi këtë infrastrukturë u ngritën sistemi informatik si dhe të gjitha shërbimet bazë si: Active Directory & DNS Server, Exchange Server 2010, Print Server, Antivirus Protection etj..
Zgjidhja konsistoi në infrastrukturë HP për serverat, storage dhe backup (HP Blade System dhe Servera Blade HP ProLiant të gjeneratës së 7, SAN Storage HP P2000 G3, HP MSL2024 1 LTO tape library), implementimi i të cilave ka siguruar performance optimale duke mbështetur në mënyrë të plotë sistemin. duke ruajtur të dhënat e mbledhura nga të gjitha inspektimet e kryera dhe duke garantuar shpejtësi, qëndrueshmëri dhe përshkallëzim me rritjen e sasisë së të dhënave. Instalimet dhe konfigurimet u bënë të tilla që të gjithë komponentët e secilit element të jenë redundantë për të lejuar vazhdimësinë e punës pa ndalesa në rast problemesh deri në zgjidhjen e tyre.
Rrjeti u ndërtua me infrastrukturë Cisco (Cisco 2901, Cisco Catalyst 3560G) dhe shtrihet sot në të gjitha drejtoritë rajonale si dhe në pika të inspektimit kufitar. Implementim i sistemeve të centralizuara të sigurisë u bë me anë të firewall Cisco ASA /Modul ISP, kurse siguria e web dhe e-mail u realizua me teknilogjinëCisco IronPort. Kjo teknologji avangardë përfshin aplikimin e shërbimeve antispam, antivirus, VOF, ENC, DLP, të cilat mbrojnë informacionin nga aksesi i paautorizuar dhe garantojnë ruajtjen dhe integritetin e të dhënave,
Ndërkohë printera rrjeti multifunksionalë Xerox, të serisë WorkCentre dhe Phaser, dhe laptopë HP ProBook dhe EliteBook të instaluar dhe të shpërndara në të gjithë zyrat, mundësojnë kryerjen me efektshmëri të të gjitha detyrave administrative të adiminstratës së AKU.a