PaperCut MF është një sistem i menaxhimit të fotokopjeve dhe printimit i dizenjuar për të monitoruar dhe kontrolluar resurset tuaja. Gjithcka bëhet më e thjeshtë me anë të opsioneve për admin ose përdorues, që mund të aksesohen kudo që ndodheni vetëm me anë të një browser web.

Karakteristika Kryesore

  • Gjeni dhe kontrolloni të gjitha herët që përdoret pajisja
  • Integrohet me cdo pajisje Xerox MFP me Network Accounting / JB, dhe suporton cdo printer modern.
  • 100% administrim web, ju lejon kontroll të admin-it nga kudo në rrjet
  • Suport Cross-Platform për klientët dhe serverat për Windows, Mac dhe Linux
  • Tarifimi i diferencuar lejon vendosjen e tarifave të ndryshme për printimin me ngjyra apo dupleksin.
  • Print release dhe Secure Printing në mjedise me akses të lirë, përfshirë ridirektimin e punës.
  • Mbi 60 raporte të avancuara web, përfshirë impaktin mjedisor në PDF, HTML dhe Excel
  • User Web Tools mundëson përdoruesit që të gjurmojnë përdorimin, dhe të ngarkojnë dokumenta nga laptope wireless
  • Aftësia për të funksionuar me një Databazë Relacionale përfshirë Microsoft SQL Server, Oracle, etj
  • Arkitekturë e hapur me një gjuhë të fuqishme skripti, dokumentacion API, XML Web Service etj.