PC | HP ProBook 450 G3 |
Part Number | P4P54EA |
Sistem Operativ | Windows 7 Professional 64 (upgradeable to Windows 10 Pro 64) |
Display | 15.6″ HD SVA Anti-glare LED Backlit (1366 x 768) |
Procesor | Intel Core i5-6200U (2.3 GHz, 3 MB cache, 2 cores) |
RAM | 4 MB DDR3L (SODIMM) (1 x 4 GB) |
Memorie | 500 GB 7200 rpm SATA |
Grafike | Intel HD Graphics 520 |
Optical Device | DVD+/-RW SuperMulti DL |
Pesha | 2.1 Kg |
Bateri | 5h 5min |
Garanci | 1 Vit |
Cmimi | 820 € me TVSH |
HP ProBook 640 G2
PC | HP ProBook 640 G2 |
Part Number | T9X00EA |
Sistem Operativ | Windows 7 Professional 64 (downgraded from Windows 8 Pro) |
Display | 14″ HD SVA Anti-glare LED Backlit (1366 x 768) |
Procesor | Intel Core i5-6200M (2.6 GHz, 3 MB cache, 2 cores) |
RAM | 4 GB DDR4-2133 SDRAM (1 x 4 GB) |
Memorie | 500 GB 7200 rpm SATA |
Grafike | Intel HD Graphics 520 |
Optical Device | DVD+/-RW SuperMulti DL |
Pesha | 1.95 Kg |
Bateri | 4h 43min |
Garanci | 1 Vit |
Cmimi | 899 € me TVSH |
Implementim i RevZone – AKBN
Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore ka si objekt të veprimtarisë së saj zhvillimin, mbikqyrjen e shfrytëzimin racional të burimeve natyrore të Republikës së Shqipërisë, si dhe monitorimin e postshfrytëzimit të tyre, në sektorin minerar, hidrokarbur dhe energjitik.
Vendndodhja e burimeve që shfrytëzohen, kryesisht në zona të thella ku jo rrallë mungon infrastruktura e duhur rrugore, si dhe shumë faktorë të tjerë, ndikonin në cilësinë e punës së kësaj agjencie. Prandaj drejtuesit e institucionit vendosën që modernizimi i proceseve të biznesit ishte një domosdoshmëri për të arritur objektivat e punës. U vendos për implementimin e një sistemi elektronik për administrimin dhe monitorimin e aktivitetit të koncesioneve dhe lejeve minerare mbi burimet natyrore.
Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore kishte nevojë për një zgjidhje të integruar që do mundësonte menaxhim në kohë reale të informacionit nëpërmjet proceseve dhe raporteve të automatizuara.
Zgjidhja erdhi nga CCS, në formën e platformës moderne RevZoneTM. Kjo platformë ka ndryshuar në themel punën e kësaj agjencie shtetërore duke përmirësuar ndjeshëm cilësinë administrimit, monitorimit dhe të vendimmarrjes nga ana e menaxherëve.
Moduli i menaxhimit të Çështjeve (Case Management) i RevZoneTM, bën menaxhimin e plotë të ciklit duke angazhuar dhe informuar të gjitha palët e përfshirë në procesin e shfrytëzimit të burimeve natyrore. Teknologjia web service e integruar në platformën RevZoneTM, u jep mundësi koncesionarëve të bëjnë raportimet e tyre 3 mujore nga postet e tyre të punës, duke përdorur thjesht një PC me lidhje interneti, duke shmangur udhëtimin për në Tiranë për ti dorëzuar ato në Protokollin e institucionit.
Një modul Raportimesh vizual, me një shumëllojshmëri raportesh dhe instrumentash të analizës së thelluar, i integruar krejtësisht me modulet e tjera, u jep mundësi menaxherëve të marrin raporte dhe analiza statistikore të gjeneruara në kohë reale. Kjo ndikon në një vendimmarrje efikase dhe përmirësim të vazhdueshëm të cilësisë së punës.
Platforma është instaluar mbi një infrastrukturë moderne hardware, të furnizuar dhe implementuar nga CCS, që përfshin servera HP dhe IBM. – detaje per infrastrukturen.
Read MoreInfrastrukturë e Kompozueshme
Infrastruktura jonë e kompozueshme fuqizon IT-në tuaj duke krijuar vlerë të menjëhershme dhe të vazhdueshme me anë të kombinimit të cloud-it me Data-cneterin tuaj.
Me një përqasje të re ndaj arkitekturës, Infrastruktura e Kompozueshme e ofruar nga CCS ju mundëson aplikimin e resurseve IT në mënyrë të shpejtë, duke përdorur softëare të fuqishëm. Në disa minuta, mund të ngrihet një infrastrukturë që më parë do donte ditë. Një API I unifikuar me Tool-e të zhvilluara nga partnerët tanë globalë, kombinohet me ekspertizën për të siguruar sasinë e duhur të procesimit, memories dhe prodhimit.
Read MoreFacilitetet e Data Center
CCS është e specializuar në konsultimin, dizenjimin, zbatimin dhe sigurimin për Data Center të reja ose të vjetra. Eksperët tanë mund të ndërtojnë data center që përshtaten më së miri me nevojat e biznesit për ndryshim. Gjithcka me eficiencë dhe kosto të ulëta.
Për cod përfshirje, ne krijojmë një ekip me konsulentë dhe arkitektë IT. Ne analizojmë situatën tuaj, dhe e kombinojmë me nevojat tuaja. Këto të fundit i përkthejmë si një project, dhe ju japim të gjithë hapat e nevojshëm, për të aplikuar zgjidhjen më të mirë, dhe për t’ju projektuar në rrtje afatgjatë.
Ne merremi me planifikimin konceptual, besueshmërinë dhe kostot e favorshme të implementimit. Ne funksionojmë si prim në planifikimin total të qendrës suaj të të dhënave. Eksperienca jonë me projekte, si dhe kapitali ynë intelektual ju ulin riskun, dhe ju sjellin një ekspertizë unike për ti trajtuar Data Centerin dhe Infrastrukturën tuaj IT si një të vetme.
Read More