Fokus në njerëz dhe teknologji.

Computer Copier System (CCS), e themeluar me 1993, eshte nje Shoqeri e cila ofron Teknologji, Zgjidhje dhe Sherbime Informatike per te gjithe tregun e Informacionit Teknologjik Shqiptar. Ne besojme fortesisht ne nje kontribut pozitiv dhe te pakrahasueshem qe Informacioni Teknologjik mund te kete ne zhvillimin ekonomik dhe social te vendit.

Vizioni i Shqiperise eshte integrimi ne Komunitetin Evropian. Nga ana tjeter ne objektivat e tij per “Ndertimin e nje Evrope te Zgjuar” Komisioni i KE ka deklaruar se “Gjysma e te ardhurave te prodhuara nga ekonomite tona jane rrjedhoje e impaktit qe ICT (Informacioni dhe Komunikimi Teknologjik) ushtron mbi produktet, sherbimet dhe mbi procesin e biznesit”.

Per kete, ne besojme qe produktet, sherbimet dhe mbeshtetja jone ne ICT ndaj Institucioneve (publike dhe private) si dhe ndaj popullsise Shqiptare ne pergjithesi, do te kontribuoje ne menyre pozitive ne arritjen e ketij objektivi kaq te rendesishem per te gjithe ne.

Ne nuk levizim thjesht kuti dhe nuk jemi thjesht nje kompani importi per IT, por perkundrazi, ne sigurojme teknologji te avancuar dhe krijojme vlera te reja per klientet tane permes sigurimit, integrimit dhe implementimit te  teknologjive me te fundit. Ne besojme qe produktet dhe sherbimet qe ne ofrojme jane te vecanta sepse, ne krye te prioriteteve tona nuk kemi vetem fitimin qe eshte me se normale per cdo kompani, por dhe sidomos kenaqesine e klientit. Me fjale te tjera, ne i kushtojme rendesi investimenteve te klienteve tane dhe sigurohemi qe keto investimente te krijojne nje impakt pozitiv dhe nje kthim te kapitalit te investuar (ROI) te shpejte ne biznesin e tyre duke ndihmuar ne kete menyre, rritjen e klienteve tane dhe si rjedhim, rritjen tone.

Suksesi i klienteve tante eshte i lidhur direkt me suksesin tone.