Në mënyrë që të thjeshtohen sa më shumë proceset e përditshme të shitjeve me pakicë, kompania juaj ka nevojë për një qasje dixhitale në të gjithë zinxhirin e furnizimit. Përveç kësaj,  zinxhiri juaj I furnizimit duhet të përputhë vazhdimisht kërkesën me inventarin.

Praktika Infosys Retail ndihmon rishitësit, kompanitë e e-Commerce, dhe dyqanet e shitjes me pakicë hibride. Ajo angazhon blerësit në pikën e blerjes, kultivon besnikërinë ndaj markës, dhe riorganizon operacionet. Zgjidhjet tona automatizojnë proceset e punës dhe lidhin automatikisht planifikimin e kërkesës me zëvendësimin e stokut.

Ne ju mundësojmë që të perfeksiononi strategjinë e cmimeve, planogramat, seleksionimin e produkteve dhe prokurimet. Ne ju asistojmë në përforcimin e eksperiencës së brandit me anë të platformave të bashkëpunimit dhe zgjidhjeve të ndryshme dixhitale.