• Menaxhoni në mënyrë eficente printerat dhe ulni kostot
  • Optimizoni përdorimin e pajisjeve
  • Rrisni vizibilitetin me anë të raporteve të avancuara
  • Merrni kontrollin me anë të funksionaliteteve të avancuara e të thjeshta në përdorim
  • Aksesoni informacione kritike – status, konfigurim, alarme, grupe, furnizime dhe zgjidhje të problemeve – në një ekran të vetëm

HP Web Jetadmin ju ndihmon të kurseni kohë me aftësinë për të gjetur automatikisht adresat IP të pajisjeve të reja, për vendosjen e shpejtë të politikave në grup, dhe për konfigurimin e opsioneve të rrjetit për instalimin e një pajisje të re. Ky sistem është dizenjuar me funksionalitetet më të zhvilluara si: shpërndarje e pajisjeve sipas funksioneve , alarme, menaxhim tonerash, konfigurime sigurie, dhe monitorim statusi. Shtoni pajisjet më të reja dhe aplikoni politikat e kompanisë mbi printimin me një hap të vetëm. HP Web Jetadmin ju kursen kohë dhe ju thjeshton menaxhimin e printimit, duke ju dhënë kontroll absolut mbi të gjithë procesin.