Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore ka si objekt të veprimtarisë së saj zhvillimin, mbikqyrjen e shfrytëzimin racional të burimeve natyrore të Republikës së Shqipërisë, si dhe monitorimin e postshfrytëzimit të tyre, në sektorin minerar, hidrokarbur dhe energjitik.

Vendndodhja e burimeve që shfrytëzohen, kryesisht në zona të thella ku jo rrallë mungon infrastruktura e duhur rrugore, si dhe shumë faktorë të tjerë, ndikonin në cilësinë e punës së kësaj agjencie. Prandaj drejtuesit e institucionit vendosën që modernizimi i proceseve të biznesit ishte një domosdoshmëri për të arritur objektivat e punës. U vendos për implementimin e një sistemi elektronik për administrimin dhe monitorimin e aktivitetit të koncesioneve dhe lejeve minerare mbi burimet natyrore.

Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore kishte nevojë për një zgjidhje të integruar që do mundësonte menaxhim në kohë reale të informacionit nëpërmjet proceseve dhe raporteve të automatizuara.

Zgjidhja erdhi nga CCS, në formën e platformës moderne RevZoneTM. Kjo platformë ka ndryshuar në themel punën e kësaj agjencie shtetërore duke përmirësuar ndjeshëm cilësinë administrimit, monitorimit dhe të vendimmarrjes nga ana e menaxherëve.

Moduli i menaxhimit të Çështjeve (Case Management) i RevZoneTM, bën menaxhimin e plotë të ciklit duke angazhuar dhe informuar të gjitha palët e përfshirë në procesin e shfrytëzimit të burimeve natyrore. Teknologjia web service e integruar në platformën RevZoneTM, u jep mundësi koncesionarëve të bëjnë raportimet e tyre 3 mujore nga postet e tyre të punës, duke përdorur thjesht një PC me lidhje interneti, duke shmangur udhëtimin për në Tiranë për ti dorëzuar ato në Protokollin e institucionit.

Një modul Raportimesh vizual, me një shumëllojshmëri raportesh dhe instrumentash të analizës së thelluar, i integruar krejtësisht me modulet e tjera, u jep mundësi menaxherëve të marrin raporte dhe analiza statistikore të gjeneruara në kohë reale. Kjo ndikon në një vendimmarrje efikase dhe përmirësim të vazhdueshëm të cilësisë së punës.

Platforma është instaluar mbi një infrastrukturë moderne hardware, të furnizuar dhe implementuar nga CCS, që përfshin servera HP dhe IBM. – detaje per infrastrukturen.