download-1

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) ka një infrastrukturë dixhitale relativisht të avancuar. Në 5 vitet e fundit, duke filluar nga viti 2009 e deri në 2014 është punuar vazhdimisht për të kaluar nga një autoritet ku gjithë informacioni dhe të dhënat përpunoheshin dhe mbaheshin në formë shkresore, në një e-autoritet. Duke patur parasysh numrin e konsiderueshëm të sistemeve, sasinë e madhe të informacionit që administrohet nga AKEP dhe që ruhet në këto sisteme, ishte e rëndësishme, madje e nevojshme, bashkërendimi i proceseve midis drejtorive dhe sistemeve për të sjellë efiçencë në punë, duke rritur nivelin e profesionalizmit dhe performancës. Pra kërkohej administrimi në mënyrën e duhur të sasisë së madhe të informacionit të gjendur në këto sisteme dhe realizimi i detyrave rregullatore dhe funksionale duke marrë benefitet maksimale nga to.

Për të plotësuar të gjitha kërkesat dhe specifikimet e parashtruara nga AKEP, Computer & Copier SystemsAlbania implementoi një ndër zgjidhjet më të mira në treg, plaftormën elektronike RevZoneTM, një platformë modulare, fleksibël, e sigurt dhe e lehtë për tu përdorur. RevZoneTM është kompatibël me sistemet e shfrytëzimit më të përdorura sot në botë (Windows, Linux), bazohet në teknologji moderne, suporton shumë gjuhë, ndër to dhe Shqip. Platforma mundëson Webforma dhe Client Desktop, shërbime email dhe sms. Falë teknologjisë dhe arkitekturës moderne është lehtësisht e integrueshme me platforma të tjera.

Në AKEP u implementua moduli i Menaxhimit të Çështjeve (Case Management) i cili plotësonte më së miri të gjitha specifikimet duke realizuar në mënyrë elektronike të gjithë zinxhirin e punës, duke nisur nga aplikimi online nga subjekte, persona fizikë apo juridikë. Moduli menaxhon të gjitha hallkat deri në miratimin ose refuzimin e aplikimit, për të gjithë llojet e liçencimit që bën AKEP. Platforma garanton që të gjithë proceset janë të integruar, fleksibël, dinamike dhe të ndryshueshme nga vetë administratorët e sistemit të AKEP.

Implentimi përfshiu gjithashtu një modul për Mardhëniet me Klientët (CRM) zhvilluar mbi teknologji webservice që mundëson portal për sipërmarrësit, pajtimtarët, etj. për të marrë informacion në mënyrë të automatizuar mbi aplikimet, raportimet apo çështje të ndryshme dhe bazohet në njoftime të automatizuara për çdo fazë të proceseve sipas preferencave të klientëve. Lidhja në portal është e garantuar me anë të protokolleve të sigurta për akses webserver si: SSL, SHA2, min 256bit encryption. Komunikimi me databazën është i enkriptuar si dhe të gjithë skedarët e file-ve të serverit.

Performanca e personelit menaxhohet dhe monitorohet me modulin Burimet Njerëzore dhe Listë Pagesat (Human Resources & Payroll) të RevZoneTM që ballafaqon performancën individuale të punonjësve përkundër arritjes së objektivave të sektorit, drejtorisë dhe institucionit. Moduli ka një rregjistër qendror që mban të dhëna mbi strukturën, organigramën, si dhe të dhënat personale dhe historikun për çdo punonjës, matjen e performancës, rrugën e zhvillimit profesional dhe karrierës, nevojën për përmirësim, kohën e punës dhe mungesat, etj.. Ai realizon integrimin e kohës dhe kostove për çdo punonjës me projekte e çështje specifike duke u dhënë drejtuesve informacion të dobishëm për menaxhimin e burimeve njerëzore lidhur me projekte të caktuara.

Me anë të dizenjuesit të raporteve ku përfshihen të gjitha fushat e databazës së sistemit si dhe me anë të Dashboard-eve vizive ku shfaqen në kohë reale grafikët e “Indikatorëve Kyç të Performancës”, menaxhihmi dhe vendimmarrja kanë njohur përmirësime të dukshme që kanë rezultuar në rritjen e cilësisë së shërbimeve që AKEP ofron.